ShtetPushteti: kauza e tij dhe rracionaliteti
Addendum: demos versus universalizmit
Nëse pyesim dikë sot se ç’është shteti ai mund t’ju shoh me një habi të dukshme. Në më të shumtën e rasteve thonë: se shtet është qeveria apo pushteti. Për t’iu përgjigjur pyetjes n’a duhet të trajtojmë problemin: a ekziston me të vërtet shtet dhe përtej shtetit si nocion; çfarë mbron pushteti?
Kështu, kemi sot nocionin shtet, në të cilin bëjnë pjesë (pavarsisht tendencës homogjene) substrate të ndryshme kulturale, gjuhësore, rracore, varietete kultacionesh të larmishëm dhe që vetë shteti si ‘Fuqi Supreme’ mundohet t’i njëjtësoi në një të tërë. Mënyra më e mirë dhe më e favorshme për t’u ‘rrafshuar’ gjithçka, është ligji. Ligji, përveç ‘konsensusit shoqëror’ apo ‘rregullatorit social’ kryen edhe një funksion tjetër i cili nënkupton: ‘Sheshimin’ e të drejtave të qytetarëve dhe kështu ai zhduk ç’do lloj pengese që mund të shfaqet në aplikimin e tij. Kështu, në korrelacion me shtetin, lind pushteti legjitim i cili për kauzë, ka vendosjen e demokracisë. Por ç’n’a mëson sendërtimi i demokracisë dyqind vjeçarin e fundit me nocionin shtet apo ‘republikat konstitucionale’ me zanafill [10]Amerikën? A ka shtypje të të drejtave të qytetarëve rreth nesh? Natyrisht që ka. Dhe shtypja fillon te kalbja e familjes; individualitetit; dinjitetit; trashëgimisë kulturale; diskriminimit rracial; kalbjes së institucioneve sociale; shtypja e sovranitetit të shteteve artificial; nxitja e luftës midis hegjemonëve kundrejtë nënrendeve/plebesë; supremacisë e cila konsiderohet si e vetmja rrugë e shfrytëzimit të burimeve natyrale dhe së fundi, shkatërrimi total i globit. Ky shkatërrim, vërtetohet sot më shumë se kurrë. Atë e shohim shumë qartë edhe në shoqëritë më të shtrënguara ligjërisht; atë e thonë edhe shifratë alarmante të gazetave qokare siç janë ato Independent, New York Times, Le Monde Diplomatique, të cilat vazhdojnë dhe kryejnë detyrën e antipushtetit (atë që [o]pozitat legjitime nuk arrijnë të vërejnë). Natyrisht, në bazë të mundësive që pushtetet dogmatikë lejojnë apo subjektivitetit universal që ato përçojnë.
Por le t’u kthehemi edhe një herë, ithtarëve të Aristotelit dhe të Platonit, dhe pak më tutje do të ekzaminojmë (sikurse kushtëzohet) disbalancën shoqërore që shtrihet në çdo cep të botës, në Amerikë apo në Perëndim, në Azi apo Afrikë apo në Amerikën Latine, dhe pak më tutje do të shohim efektet e kësaj disbalance. Kjo disbalancë, mbart tensione esenciale dhe te vazhdueshme. Pra janë tensione, midis ‘konsesusit social’ dhe ‘konfliktit social’. Dy substrakte që përndjekin njëri-tjetrin dhe dyzojnë pushtetet. Për më tepër, këta pushtete kthehen dogmatikë dhe transgresivë, sa herë që dëftohet ‘Fuqia Segregacioniste’ e tyre. Në këtë mënyrë, segregacioni shihet qartë se është: adultaritet irracionalistik, i cili luhatet midis padrejtesisë dhe imoralitetit pushtetar. Këtij imoraliteti, Platon i kundërvihësh me gjithë forcë dhe këmbngulte në maksimën e tij aksiomatike: ‘logon didonai’ e cila do të thotë: Të japësh arsyen për aktet ose qëndrimet që kryen.
Dhe pavarsisht faktit që kanë kaluar më shumë se dymijë vjetë nga periudha e tij, të gjithë mendimtarët e këtyre mijëvjeçarëve të fundit kanë qënë relativë në qasjet e tyre sociale. Kjo për vetë faktin, që të gjitha këto mendësi, deri më sot, flasin për ‘relativizëm social’ dhe se demokracia që ushtrohet nga lart-posht është më e mira që kemi. Ende, harrohet peshimi i Fuqisë/Pushtetit në ‘peshoren e ekzaminimit’ të institucioneve përkatëse, siç janë ato gjyqësore dhe që për normë këto peshore, kanë vendosjen e ç’do subjekti përpara tyre dhe peshimin e pushtetit në gramaturë. Kastoriadis këto sajesa, i përshkruan Ύsi institucione utopike. Bëhet fjalë për, organizma që duhet të kryejnë rolin e anti-pushtetit, dhe në këtë mënyrë, subjektet të mos abuzojnë në fuqinë konstitucionale të tyre e cila u legjitimohet. Në këtë mënyrë, një pyetje tjetër duhet të n’a vij ndërmend: a prodhon rracionalitetet fuqia/pushteti? Dhe në vazhdim, a mund t’a shohim veten tonë si një aktor të posedimit të pushtetit; si do të vepronim nëse një ditë do të kishim pushtet dhe do të gjëndeshim në një kontekst të tillë? Në këto pyetje domethënëse, n’a ndihmojnë veprat e filozofëve të shekullit të XX Francezit Michel Foucault i cili për replikues zgjodhi (jo pa qëllim) filozofin Gjerman Jürgen Habermas.
Mjerisht, ende shihet qartë, se pushteti kërkon pushtet që të kufizohet, dhe në këtë kuptim lind nevoja e krijimit të ligjit, i cili prezumon: Që të gjithë para tij, janë subjekte dhe duhet të kalojnë në procesin e peshores, sado tautologjik në shikim të parë që mund të duket ky përkufizim. Pra ky prezumim ligjor, nga Habermas shihet si pre-rekuizitë Universale , rracionalitet komunikativ dhe pavarësi-kontekstuale. Ndërsa Foucault, vatërzohet në Demos, që me fjalë të tjera do të thotë: Varësi kontekstuale dhe analiza strategjike lokale duke u bazuar te ‘lufta’ kundër fuqisë/pushtetit e cila sendërtohet në nivel bashkiak. E thënë me fjalë të tjera: Habermas drejtë një ‘Epistimizmi Universal’ ndërsa Foucault drejtë një ‘Fronesizmi Bashkiak’. Për më tepër, ata bien në ujdi për irracionalizmin pushtetar dhe keqpërdorimin e ofiqit në të gjitha kohrat e historisë njerëzore. Por ata ndryshojnë në faktin që, fuqia pushtetare, që të vihet nënkontroll duhet të trajtohet përmes universalizmit politikë Ύ(Habarmas) dhe atij bashkiak Ύ(Foucault). Pra dy qëndrime totalisht të kundërta. Dhe kështu, përpjekjet e Habermas vis-à-vis me përpjeket e Foucault, janë për një moralitet universal, dhe rrjedhimsht, ai përshkruhet utopik. Ndërkohë, Foucault nuk n’a qartësonë me kundrimet e tij, se si mund të kalojmë nga një shoqëri universale në një shoqëri demosiale.
Në një vështrim korolativ apo deliberativ, qëndrim të tillë (habermasian) «utopik», ka adoptuar Amerika. Të paktën duke filluar nga mezi i vitit 1970 në formën e tregut neoliberal, i cili ka për normë universalizmin ekonomik. Duke rrafshuar në këtë mënyrë: gjuhët; partikularizmin kultural; grupet gjinore dhe duke shkatërruar vatrën që vetë shoqeritë kanë krijuar prej shekujsh, në saj evolimit fisnor, dhe që është Familja. Menjëherë duhet të kujtojmë se, ekonomia dhe tregu nuk kanë asnjë lidhje me vlerat substanciale siç janë familja dhe shoqëria. Rrjedhimisht, shteti modern neoliberal (që nga fillimi i viteve 1970), nuk është në asnjë deduksion kundrues mbrojtës apo kultivues i këtyre vlerave. Kështu, shteti ka marr formën e krahazimit dialektik/afektik ndërshtetëror dhe rrjedhën e krahazimit dialektik neoliberal. Dhe meqënse ekonomia vetë, është dominante në të gjitha fushat e shoqërisë, ajo shfaq edhe pushtetin, ku Foucault thote se: ‘duke kuptuar «pushtetin» se si funksionon (i cili është prerekuizitë i aktit) atëherë ne mund të kuptojmë që vetë akti është ushtrim i forcës’. Kështu, pa asnjë mëdyshje, mund të shtojmë: Sa herë që ne, me votën tonë, zgjedhim një përfaqësues tonin në parlament, automatikisht atë e kemi veshur me pushtet. Menjëherë duhet të bëjmë pyetjen: Sa mundësi ka kjo porte-parole që të përçoi interestat e mija të ngushta familjare apo shoqërore? Në të vërtetë, këtë pyetje duhet t’ia bëjmë vetes ndryshe, siç u parashtrua pak më lartë, dmth: Si do t’a trajtoja unë këtë pushtet nëse isha në vend të personit në fjalë? Nëse i japim përgjigje kësaj pyetjeje, atëherë, dimë edhe rezultatet e personit të veshur me pushtet.
Kështu, lind nevoja e anti-pushtetit. Por kush mund t’a kryej këtë anti-pushtet, në shoqëritë e sotme. Mos ndoshta, qytetarët apo gazetarët, të cilët përshkruhen si këmba e katërt e ‘kalit pushtetar’. Sa mundësi kanë këto grupacione ontologjike, për të krijuar anti-pushtet represiv? A i lejon njohuria epistimologjike këto grupe shoqërore që të barazpeshojnë pushtetin dhe në këtë mënyrë ai të prodhoj rracionalitet? A ekziston një detantë e tillë në ndonjë vend të botës? Kurrsesi jo!Por tradicionalisht, rolin e detantës në shoqeritë demokratike e kryente opozita, e cila me rradhë, kompromentohësh me pozitën. Dhe në këtë mënyrë, impasi social është i vazhdueshëm. Kjo ndodh, sepse mungon një disiplinë politike që të buroj nga vetë familja. Disiplinatë e sotme politike, mbështeten vetëm në një shtyllë, dhe ajo është ekonomia. Të gjitha vlerat e tjera, s’ekzistojnë.
...Pra ky është shtetpushteti i sotëm!
No comments:
Post a Comment