Wednesday, November 12, 2008

Fenomenologjia Demokraci: Demos versus Universalizmit

Fjalet kyc: Cogito; Demokracia; Moraliteti Demos; Moraliteti Universal dhe
Shoqria Civile.
Ylli Permeti
Të permeatosh (afektosh maksimalisht) njerëzinë me kundrime noetike dhe t’i japësh asaj sitesteme noematike do të thotë që ‘cogito-n’ t’a kthesh në fakt noematik, i cili të çon në maksimën Husserliane: ‘Ego cogito cogitatum’ që në fjalë të tjera do të thotë ‘Unë mendoj ç’farë është mendim’. Nëse zbatojmë maksimën Hasserliane në përqindjen e saj më të vogël, atëherë do të kalojmë nga noematë perceptive në evidencatë apokaliptike të cilat bëjnë që ne të kundrojmë në mënyrë deliberative dhe të luftojmë me më shumë forcë, kundra pushteteve dogmatikë.
Duke u nisur nga ky tundim Hasserlian shtrohet pyetja: Deri ku arrijnë njohuritë tona epistimologjike që të zhdukim një herë e përgjithmonë padrejtësitë që kanë gllabëruar botën? E vërteta është se, ne kemi mundësi, epistimologjike, që të krijojmë në mos shoqëri utopike shoqëri me më pak probleme socilale. Probleme që shfaqin në pafundësi —ngërç mendor. Dhe ngërçi mendor, fillon aty ku ai ka edhe origjinën e tij. Origjina mendore, është gjithnjë empirizmi. Empirizmi si i tillë, s’n’a lë të dalim nga suaza e rrjedhës së historisë. Dhe ai shkakton, shpër[kënd]ijim ontologjikë apo shpër[kënd]ijim demokratik konceptual në tërësi. Dhe ja përse?
Për momentin, ne njohim për demokraci, atë që shfaqet si një dhe e vetme. Dhe në vazhdim shtrohet një pyetje tjetër: Janë njohuritë tona të mjaftueshme që të konceptojmë një demokraci tjetër? Nëse po, atëherë në këtë botë ekzistojnë ontologë të tillë që japin ‘recata’ të tilla që mund të ndryshojnë rrjedhën e botës. Pra, është korrelacioni ontologjik dhe epistimologjik që n’a çon në demokraci. Ontologjia në vetë-vete është vetë ekzistenca, pra ‘ego-ja’. Ego-ja si e tillë, është lënda, individi, shoqëria, kultura, natyra, mundësitë që n’a krijon vetë natyra, determinimi social, nevoja, dhe në vazhdim është shpirti, perëndia (si krijesë imagjinare), metafizika etj., etj., si këto. Pra kjo ego, n’a çon në njohje ose njohuri, dhe që mund t’a quajmë epistimologji. Në vazhdim, do të kemi mundësinë e një zgjerimi të konceptit epistimologji. Kështu në këtë pikë do të kufizohemi te dhuntia natyrore.
Në kthinat e aforizmit, në hyrje të këtij kapitulli, ndeshemi me dy nocione të rinj: Noetik dhe Noematik. Në shikim të parë, ndoshta duken të pakuptueshëm. Por ç’janë në vetë-vete këto fjalë? Mos ndoshta janë pleonazma? Natyrish, që jo. Janë vlera te brendaqenesishme, që n’a shoqërojnë në zhvillimin tonë individual në hapësirë dhe kohë. Dhe le të shohim, noecizmin si fillim.
Noecizmi, ka lidhje të drejtë për drejtë me ontologjinë, pra ç’ka n’a rrethon. E thënë me fjalë të tjera: Është dhuntia konstrukturale e njeriut në lidhje me natyrën, e thënë ndryshe: Mundesitë që ka konstrukti truor të perceptoj mjedisin, pra nxënësia konstruktuale e njohurive tona. Ndërsa noematicizmi, është metafaza e tij. E thënë me fjalë të tjera: Të kuptosh lendën ose mjedisin së pari dhe t’u japësh atyre kuptim. Kështu, nga kuptesa noetike kalojmë në kuptim noematikë. Por le të sjellim një shembull, me qëllim që të bëhet më interesant diskursi. Kur shohim një njeri, që për ne është i panjohur, e para pyetje që i bëjmë është emri i tij. Më vonë kalojmë në pyetje të tjera të ndërsjella siç janë: nga jeni; me se merreni; qëllimet tuaja në jetë etj., etj., si këto. Ndërsa në lidhje me mjedisin, gjithnjë shtrojmë dëshira të natyrës: Do të më pëlqente të jetoja pranë detit; pranë lumit; në rrëzë të malit; në Paris apo Ishull. Por, për të gjitha këto përzgjedhje, zakonisht japim arsyen 'përse'? Dhe në vazhdim, pas përzgjedhjes së mjedisit për të jetuar, fillojmë dhe eksplorojmë. Dhe gjithnjë pyesim: Përse; përse? Pra përtej fakteve kontigjentë, që janë subjekte noetikë, kalojmë në subjektet noematikë.
Kështu, nëse kemi kuptuar si ‘ego’ apo ‘qënie’ mjedsin ku jetojmë, më vonë mundohemi, atij mjedisi, t’i japim kuptim. Dhe kuptimi në këtë pikë, do të thotë harmoni me ç’ka n’a rrethon. Kështu, nëse kemi kuptuar rëndësinë e mjedisit, atëherë jemi të aftë t’i japim atij noematizëm. Këtë metafazë e të kutuarit të mjedisit dhe të dhënies atij kuptim, do t’a quajmë fazë noematike.
Kjo fazë gjeneron në vetë-vete, impulse filozofike.
Dhe kjo ndodh, duke i bërë vetes thjeshtë një pyetje të vogël: A ka demokraci tjetër përveç kësaj tonës që shumë grinden në emër të saj? Natyrisht që ka. Dhe në historinë e dymijë e pesqindë vjeçarit të fundit ajo shfaqet në dy variante: Universalizmi kundër Demos. Universalizmi është ky që përjetojmë ne, me të gjithë defektet e tij, dhe Demos, pret për t’u shfaqur një ditë nga kthinatë njerëzore.
Ndërkohë, nëse thellohemi në jetën tonë sociale, shihet qartë që pushtetet me tendenca universalizimi janë shkaktarët kryesor të krijimeve të problemeve ekologjike; politike; sociale dhe ekonomike. Këta pushtete, vazhdojnë të nxisin luftra, të cilët kanë për qëllim dominim ekonomik. Për më tepër, janë pushtete që kanë përpirë të gjithë globin. Tashmë, është e pranueshme nga të gjithë, që pushtet zbatojnë formula vertikale dhe që mund t’i quajmë: Pushtete që ushtrohen nga lart-posht. Ky efekt i lart-poshtësisë, bën që të pjellë irracionalitet. Këtë irracionalitet, kanë prodhuar të gjitha perandoritë tokësore. Duke filluar që nga Universalizmi Aleksandrian, Bizantin, Romak, Otoman, Mongol, Austrohungarez, Nazistogjerman, Fashistoitalian dhe më këtë të fundit Amerikan që mund t’a quajmë; njëjtësues vlerash ose identikalizëm apo universkraci duke demonstruar si mjet realizues forcën ekonomike.
Të gjitha këto Perandori, janë përpjekur që të vendosin shtyllatë e një pushteti global. Pushtet, që të çon pashmangshmërisht në kolaps botëror. Këtë kolaps, n’a e tregon vetë historia botërore, me të gjitha tendencat e saj universale. Dhe historia moderne, n’a tregon se pushtetet modernë janë më dogmatikë së kurrë. Këtë dogmatizëm, e shohim në çdo moment të jetës sonë. Në atë familjare, shoqërore, qytetare dhe kulturale. Për më shumë, tashmë, në kolaps botëror ekonomik. Pra kjo tendencë universale, bën që të shtyp të kundërtën, atë Demosiale, rrjedhimisht natyralen. Por për të kuptuar së ç’është Demos, n’a duhet të udhëtojmë thellë në të kaluarën tonë. Aty do të shohim kthinat dhe dredhat e këtij nocioni natyral.
Kështu, demokracia u sendërtua si fillim në grup të vogël shoqëror, i cili në atë periudhë kishte marr formën e një Poli, ose e thënë ndryshe qytet-shteti. Natyrisht, të përmasave më të vogla, në krahasim me qytet e sotëm. Por si u sendërtua ajo për herë të parë dhe a ka lidhje me demokracitë që janë themeluar sot në shtete të ndryshme të botës?
Thales n’a thotë, se domokracia duhet të perceptohet si pushtet që derivon dhe shqyrtohet nga vetë shoqeritë përbërëse. Kjo në sensin e ‘asambleve’ apo mbledhjeve nga ku rrihen në nivel lokal, problematikat që shfaqen në bashkëjetesën e qytetarëve. E thënë me fjalë të tjera, ‘konsesus qytetar në nivel lokal’, ku marrin pjesë aktivisht vetë gjymtyrët përbërëse të qytetit. Pra kjo ‘përfaqësi personale apo individuale’ përbënte konceptin e demokracisë në mezin e shekullit të 5-të para erës sonë.
Në këtë mënyrë, shfaqësh edhe pushteti, si ‘institucion konsesual’ midis pjestarëve të tij. Ky pushtet, kontrollohësh nga vetë qytetarët dhe sa herë që abuzohësh pushteti nga ‘pushtetarët’, asambleja mblidhësh përsëri, dhe merrte masa ndëshkimore, deri edhe dëbime nga qyteti, nga ku personi i veshur me pushtet, nga pushtetar --kthehësh në endacak. Kjo më pak fjalë quhësh: demokraci direkte, pavarsisht procedurave që ata kishin zgjedhur për votim në nivel asamblesh. Me fjalë të tjera: ‘nga poshtë-lart dhe jo nga lart-poshtë’. Sikurse edhe vetë fjala ‘demokraci’ në kuptimin e saj libror -- shquan.
Në kontrast me demokracitë e sotme, ajo paraqitet me afër domethënies së saj fillestare. Kuptimi i sotëm i demokracisë, është thjesht ‘figurativ’. Sipas këtij korolari, kemi ngërç demokratik më tepër se dymijë vjeçar, nga ku demokracia ushtrohet nga lart-posht, dhe që me fjalë të tjera mund t’a përquajmë pushtetkraci ose eksusiokraci.
Madje, mbas shfaqjes së nocionit demokraci, një tjetër mendimtar u shfaq aty rreth viteve 203 - 120 para erës sonë. Ky ishte Polybios. Ai e zhvilloi nocinin demokraci dhe, e quajti oklokraci. Një term i përzier latino-grekë, që do të thotë turmëkraci ose ‘pushtet i vendosur nga turma’. Ishin veprat e tij që frymëzuan Monteskjenë në veperën e tij madhështore ‘Shpirti i drejtësive’ dhe gjithashtu, konstitucionalistët e SH.B.A, të cilët e kishin për qokë veprën e tij në themelimin e shtetit të ri amerikan. Por amerika e dekadave të fundit, ka devijuar totalisht nga adoptimi i vlerave te kryehershme, pra ato të Monteskjesë.
Në këtë mënyrë, siç duket, demokracia u modifikua sipas dëshirës dhe tendencave koniukturale, pa ditur absolutisht konsekuencat e këtij konvertimi civik. Por le të shohim një ‘përplasje’ tjetër fronestike (φρόνησις —që do të thotë në një përkthim të lirshëm ‘mençuri praktike’) nga të urtët e Athinës së antikitetit, nga ku fillon edhe establishmenti i demokracisë siç ajo është sendërtuar deri më sot. Atje do të shohim edhe ‘plasaritjen’ e parë të nocinit demokraci. Pra kemi ‘ndeshje’ konceptuale midis Platonit dhe Aristotelit; që të dy luftonin të themelonin demokracinë sipas koncepteve të tyre elaboruese. Në këtë mënyrë, do të kuptojmë, se cila filozofi ka dominuar dymijë vjeçarin e fundit dhe cila është mënjanuar.
Kështu, këta dy mendimtarë të shoqërive civile, hodhën rrënjët e ‘transedencës shoqërore’. Dhe ku kjo transedencë, duket se ka evoluar shumë pak përgjatë dymijë vjeçarit të fundit. Është argumentuar shpesh herë në diskurset e tyre se, rruga më efektive për të bër demokracinë më të fortë është konsolidimi i ‘shoqërisë civile’. Por, shoqërinë civile ata e konceptonin krejt ndryshe nga njëri-tjetri.
Aristoteli si nxënës i Platonit, vërtetoi maksimën filozofike të vetë mësuesit të tij. Platon arsyetonte në një pasazh të tij se në demokraci, ‘babai vjen koha dhe zvendësohet nga djali i tij’, në rolin e tij të shoqërisë civile. Ashtu sikurse vetë natyra determinon. Kështu, ‘Babai’ Platon u zvendësua nga Aristoteli por me një ‘fronestikë’ tjetër.
Platon arsyetonte, se demokracia gjëndet në shpirtin e masës. Masa [shoqëria civile], përbënte bazën e konceptit demokraci -- sipas Platonit. Dhe kjo vërtetohet shumë thjeshtë, edhe sot. Zemra e shoqërisë nuk është shteti apo ekonomia. Zemra e saj, janë vlerat që kjo shoqëri ka mbartur në shekuj. Këto vlera, janë pranuar në rrjedhën e historisë nga shumë mandimtarë [thinker] dhe janë lehtë të observueshme. Dhe më thelbësoret janë: gjuha, familja, shoqëria, kultura, legjendat, organizatat sportive, kultet spirituale, gjinia, seksualiteti, ndërpersonaliteti dhe nga ku derivojnë edhe vlera të tjera që janë suplementare, siç janë: media, partitë politike, organizatatë e punëtorëve, të rinisë, sporteve, argëtimit dhe shumë të tjera. Pra këto vlera, përbëjnë në vija të përgjithshme ‘zemrën e demokracisë’.
Nëse këto vlera shtypen, atëherë demokraci s’ekziston. Në bazë të këtij korolari, nëse vërejmë me një nuhatje elementare shoqëritë e sotme, shohim se është dëmtuar për mos të thënë është gjymtuar zemra e saj, siç është: Familja.
Familja është institucioni bazë i shoqërisë. Në këtë institucion janë mbështetur të gjitha sajesat e tjera sistematike. Sisteme që janë shkatërruar dhe shformuar përsëri katërcipërisht nga natyra e udhëheqësve të cilët kthejnë pushtetin e tyre në ‘dëftim të forcës’. Kështu, Rousseau [filozof i shekullit XVII] mbështeste idenë se: ‘Fuqia/Pushteti kurrë nuk mund të transoformohet në drejtësi’, dhe në këtë mënyrë kjo drejtësi nuk mund të prodhoj moralitet/rracionalitet.
Rrjedhimisht, efektet e këtij ‘morali shtirës’ bien në abis. Por Rousseau, mbështeste idenë e ligjit, i cili siç duket duhet të jetë pre-rekuizitë e konsesusit bashkiak, në të kundërt do të prodhonte abisitet. Pra ky lloj abisideti, prodhohet deri më sot nga të gjithë kahet e politikave. Këtë abisidet, luftoi deri në fund të apologjisë së tij Platon.
Kështu Platon, ‘masën’ e shihte si magmë që shpërthen dhe ku ngjizen gjithë vlerat që çojnë në rracionalitet apo moralitet. Por në kundërshti me Platon, Aristoteli ‘masën’ e shihte si adaike [adahs; qënie pa ide; adaistë], dhe shihte nevojën për krijimin e pushteteve ‘rracional-artificial’, të cilët do të udhihiqnin kongregacionin, për të demonstruar dhe konsoliduar kështu, shoqërinë civile . Madje ai e shihte Demos-in, si krijesë e shfaqur a priori përkundrejtë familjes, dhe që kjo e fundit ishte krijesë paraindividuale [pra demos; familje dhe individ]. Gjithashtu, sendërtimin e qytetit e shihte si organik, njeriun si ‘kafshë natyrale politike’, qytetin si krahazim politikë, dhe krahazimin politikë e shihte si veprim politikë të aristokracisë. Në këtë mënyrë, ‘afiniteti adaistik aristotelian’, krijoi të gjitha amalgamat apo konglomeratet artificiale dhe anashkaloi apo ‘ndëshkoi’ të gjitha të drejtat e lirisë apo vlerat të cilat derivojnë nga vetë familja.

No comments: