Diagnostifikimi i krizës:
Që të kuptojmë krizën financiare duhet të ekzaminojmë të kaluarën e saj. Një e kaluar me plotë vështirësi dhe pengesa të konsiderueshme. N’a pëlqen apo s’n’a pëlqen, modeli financiar i sotëm në të gjithë botën e ka origjinën në akademitë e perëndimit —dhe akademi që kanë ushtruar më shumë influencë në botë, janë ato të Amerikës. Kështu, me një të rënë të lapsit historia e ekonomisë Amerikane është pak a shumë si më poshtë:
1797-1861: Kapitalizëm / Merkantilizëm;
1861-1933: Shkolla Amerikane;
1933-1981: Ekonomia Keinsiane;
1981-Tashmë: Një përzjerje e ekonomisë së Re Keinsiane, Ekonomitë Post-Keinsiane, dhe Monetarizëmi. E gjithë kjo përzjerje, në rrethet filozofike quhet me një term: NeoLiberalizëm.
I
[M]erkantilizmi u sendërtua për herë të parë nga filozofi Francez Victor de Riqueti Marquis de Mirabeau në vitin 1763. Libri i tij i parë i quajtuar Filozofia Rurale u publikua nga Adam Smith[1] në vitin 1776. Origjina e fjalës vjen nga fjala latine mercari, e cila do të thotë “të drejtosh tregun”. Merkantilizmi është ide, që kolonitë të eksportojnë më shumë të «mira materiale» sesa të importojnë dhe kolonitë duhet të shesin me çmime të larta dhe të blejnë me çmime të ulëta. Pasuritë ekonomike ose kapitalet prezantoheshin në kallëp ari (flori, argjënd dhe vlera të tjera tregëtare) të cilat kontrolloheshin nga shteti, dhe rriteshin në balancë me tregun e shteteve të tjerë (eksport minus import). Në këtë mënyrë merkantilizmi hodhi idenë se qeveritë duhet të avancojnë qëllimet proteksioniste të ekonomisë, duke inkurajuar eksportin dhe dekurajuar importin, veçanërisht përmes përdorimit të tarifave. Arsyeja e mendimtarëve të kësaj periudhe për përforcimin e kësaj teorie, ishte, të gjenin një sitstem ekonomik që të forconte shtetin si nocion, shtet që gjëndësh në fillesat e tij. Duhet theksuar se përqëndrimi i tyre, ishte në shkëmbimet ndërshtetërore dhe gradualisht ndërkontinetale. Në të vërtet, qëllimi real ishte dominimi në arenën ndërkombëtare. Në ndryshim nga koncepti postmesjetar, ekonomistët e mesjetës ishin të përqëndruar në mikroekonomi dhe shkëmbime lokale midis individësh. Qëllimi i tyre ishte, të gjenin një sistem ekonomik që t’i përshtatësh doktrinës Kristiane kundrejtë peitizmit dhe drejtësisë. Por këtë periudhë, do t’a diskutojmë në alternativatë ekonomike që shfaqen të domosdoshme në fund të analizës. Në vazhdim do të shohim edhe tre teoritë e tjera: pra Shkollën Amerikane; Kinsianizmin dhe Neoliberalizmin —në një analizë më të thellë. Subjekti që n’a imponohet janë rrugët që ndjek kjo shkencë sociale dhe që në kohët tona është emëruar: Financë.
Pra ç’është ekonomia per se? Dhe, a ka mundësi planeti tokë të realizoj një «qeveri planetare» e cila në vazhdim të menaxhoj ekonominë tokësore? Këto pyetje i kanë bërë, edhe në të kaluarën mendimtarë të tjerë por ndryshimi i këtij teksti është marrja për konsideratë e një elementi tepër të domosdoshëm —që shumë shkolla ekonomike nuk e kanë marrë për konsideratë për botën kapitaliste, pra: Fronesis. Ky koncept është deliberatuar për herë të parë nga Aristoteli. Por rëndësi epistimologjike i ka dhënë Flyvbjerg. Ky erudit rracional i rradhit konceptet Aristoteliane në tre nivele:
1) Fronesis: e cila përqëndrohet në pushtet dhe vlera.
2) Teknologji: Sipas Aristotelit, është art i poseduar nga zejtari dhe njohuri e vërtet.
3) Epistimologji: Preokupohet për çështje dhe njohuri planetare të cilat janë të ndryshueshme në kohë dhe hapësirë, e cila arrihet vetëm nëpërmjet shqyrtimit analitikë dhe rracionalitetit.
Këta tre elementë do t’i marrim dhe do t’i aplikojmë në ekonomi, ekonomi që i ka fillesatë e saj shumë lasht. Meqënëse ky tekst është deduktiv n’a duhet t’i marrim subjektet me rradhë, pra që nga antikiteti. Locus-i konceptual ekonomik fillon me corpus-in dhe arketipin [2]Aristotelian (384-322 —Economics), i cili kundronte, se si duhet të ndahen «vlera e përdorimit» nga «vlera e këmbimit». Për Aristotelin gjithçka që ne posedojmë ka dy vlera: që të dyja i përkasin mjetit si të tillë, por jo në të njëjtën mënyrë, për njërën është e përshtatshme dhe për tjetrën është e papërshtatshme ose ka funksion të një përdorimi sekondar. Në këtë pikë Aristoteli ilustron kundërthënjet dhe jep një shëmbull bindës: këpuca përdoret për t’u veshur por edhe për shkëmbim; që të dyja këto veprime janë dobi nga këpuca. Ai që jep një këpucë për shkëmbim parash ose ushqim tek një tjetër që do një këpucë, e përdor atë më të vërtet për këpucë, por ky nuk është qëllimi i prodhimit të këpucës, këpuca nuk është bër për t’u kthyer në objekt trambe. Aristoteli kundron gjithashtu, se tramba bëhet për një arsye të vetme: mosmjaftueshmëria e të mirave materiale që është e barabartë me mirëqënjen. Në kuadër të mirëqënjes, paralelizon dy virtyte të qënësishme te njeriu: përtacin dhe të zellshmin. Ç’do njëri do të jetë më i mirëqënshëm se tjetri dhe këto vlera ai i karakterizon si inhernte, pra, natyrale. Këto virtyte të brëndaqënësishme, është e lehtë të observohen: jo të gjithë jemi njëlloj (!). Dikush punon më shumë dikush më pak, dikush konsumon më shumë dikush më pak, dikush është më i zellshëm dikush më pak dhe kështu me rradhë. Por kjo është një çështje tjetër, dhe do t’a ekzaminojmë në kapitujtë e ardhshëm. Për subjekte të tillë, të shkencave sociale ngrihen pyetje të llojit: si mund të ketë shpërndarje ekonomike të barabartë kur jo të gjithë jemi njëlloj? Si mund të zgjidhet ky (in)identikalizëm korolativ?
Nadirit aktual ekonomik, duket se i mungon kjo vlerë kaq e parëndësishme —në dukje të parë: përshtatshmëria në sensin e drejtë. Kjo formulë është e zbatueshme edhe për produktet e tjerë, pra të gjithë kanë një funksion, të drejtë dhe një të zhdrejtë. Kështuqë në këtë pikë Aristoteli dedukton: se tregëtia me pakicë nuk është pjesë natyrale e artit që të çon të bëhesh më i pasur; nëse do t’ishte e tillë, njerëzit do të ndalonin të tregëtonin kur ata do të arrisnin në mjaftueshmëri të të mirave materiale...vazhdon....
[1]Adam Smith (1723-1790): Theories of Political Economy [2] Aristotel: Economics – Book One (384-322).
No comments:
Post a Comment