Wednesday, November 12, 2008

Gjurmët e para të demokracisë:

Gjurmët e para të demokracisë, janë të lidhura ngushtë me qytetet antike dhe veçanërisht me qytet-shtetin e Athinës. Por civilizimi siç dihet, i paraprin qytet-shtetit të Athinës. Dhe nëse marrim për konsideratë torinë e ideve të [2]Platonit të cilat sipas tij: Janë arketipët shekullor të sensualizmit sendor, eksesizmit (në sensin e tejmasës) që ka lidhje me botën tejsensuale dhe që bëhen të percetueshme vetëm nëpërmjet logjikës dhe jo nëpërmjet shqisave atëherë, demokracia duhet t’i ketë rrënjët e saj më thellë.

Nëse pranojmë gjithashtu, se homo sapiens-i e ka origjinën e tij nga 400.000 deri në 250.000 vjetë më parë atëherë, shpirti Platonik ka paraekzistuar. Kështu, sipas Platon shpirti ndahet në tre pjesë: logjicizëm; zemërim dhe dëshirë. Këtyre u bashkangjiste tre virtyte të tjerë: sofizëm; burrëri dhe urtësi ku çdo njëra nga këto i korrespondon pjesëve të shpirtit. Këto tre virtyte i paralelizon me tre kordet e lirës: të sipërmen; të mesmen dhe të poshtmen. Por të tre këto virtyte duhet të zhvillohen harmonikisht me qëllim që logjicizmi si hyjni të udhëheq; zemërimi të dëgjoj logjicizmin si ndihmës dhe që të dyja bashkë të komandojnë dëshirën me qëllim që mos të udhëheq kjo e fundit meqenëse është pjesa më e pangopur dhe e fundit e shpirtit. Nga zhvillimi harmonik i të tre këtyre virtyteve, përbëhet drejtësia, e cila përbën harmoninë e tre virtyteve të tjerë.

Kështu, demokracia njihet nga ne si e barasvlerëshme me drejtësinë qytetare dhe zhvillim harmonik që të çon në demokraci. Për fat të keq, bibliografia s’n’a ndihmon të shkojmë përtej Miletusit me qëllim që të vërtetojmë nomologjinë apo trilogjinë Platoniane e cila i ka paraprirë domosdoshmërisht Athinës.

Kështu, kjo magmë filozofike, u shfaq për herë të parë në Miletus, në bregdetin perëndimor të Turqisë së sotëme dhe që sot njihet me emrin Aydin. Dhe u përpunua po aty, nga ku 100 vjetë më vonë Heraklitus bëhet ‘skllav’ i asaj që të parët e tij kishin shtjelluar dhe praktikuar.
Kështu Heraklitus, ishte mendimtari i parë që sendërton shkencën si aktivitet dhe për herë të parë kundrinoi jetën bashkiake në formën e qytetit antik grekë dhe që u quajt për arsye të epërsisë së gjuhës greke —Polis. [7] Bertrand Russell filozof i shekullit të XX thotë në qëmtimet e tij se ‘filozofia demokratike fillon nga epoka e Thales’ dhe se aty duhet të kërkojmë rrënjët e saj.
Shumë të tjerë, (duke u nisur nga percetimi Plationian për qënj-en), besojnë, se rrënjët e harmonisë qytetare duhet t’i kërkojmë më thellë. Madje ata shkojnë dhe gërmojnë afidavitet biblike për të gjetur rrënjët e demokracisë në popuj më të vjetër. Popuj që ekzistojnë vetëm në rapsoditë e Homerit, Platonit apo edhe më lashtë të Solonosit, të cilët tregojnë për një qytetërim harmonik dhe që ka mbrritur rapsodikisht pa u prekur, deri në ditët e sotme, me emrin Atlantë. Sidoqoftë, merita për një kontribut të tillë fenomenologjik demokratik u takon skeptikëve grekë. Kështu, nocioni demokraci në një përkthim të lirshëm vjen nga kompozita demos (bashki) dhe kratia (pushtet; mbaj), pra —bashki-mbaj/pushtetoj.

Por kjo fenomenologji, në kohë dhe në zhvillimin historik por edhe dialektik, mori një rëndësi më të gjerë dhe u ‘kompromentua’ me nocionin shtet. Shteti ka një moshë relativisht të re, sipas paradigmës që përjetojmë. Kështu, duhet të kujtojmë paralelisht, që ajo pjesë e Turqisë së sotme ishte koloni e greqisë antike dhe nocioni shtet ishte i panjohur për ta. Paradoksalisht, kolonozimi i një vendi tjetër siç ishte ai i Miletus në zonën e Jonisë së Turqisë (Jon) nga grekët e atëhershëm, rrezatoi në drejtësi pozitive dhe i paraprinte domokracisë së Athinës. Dhe hedh kështu, themelet për një nocion që s’do të vdes kurrë, deri në ditët e sotme. Kështu vatra ‘cogito’, rezulton në lindjen e afërt dhe, do të përbëj më pas themelet dhe kontributin bazë të demokracisë së athinës nga ku ‘zbulesa e kësaj bote’ nga greqishtfolësit do të trupëzohej më pas në ‘identitetin kultural politik’ Europian por dhe më tej. Ky refleksion i një ‘bote transedente’ do të jetë disertacioni fillestar dhe do të vendos në këtë mënyrë shtyllatë e kësaj shkëndije filozofike.

No comments: