Friday, November 14, 2008

Kriza financiare:
«Anarkia neoliberale» & «rregulli i ri global»

Sa më shumë të shtrihet pushteti i një Perandorie aq më i vogël është rracionaliteti dhe vice versa.

Nga Ylli Përmeti
Medèt, recesion në Europë, në Amerikë, në Azi, në Japoni, në Zelandën e Re, në Rusi, në Amerikën Latine dhe natyrisht Afrika udhëheq këtë —stagflacion. Drama financiare, udhëheq titujtë e lajmeve që prej vitit të kaluar (2007) të të gjithë mjeteve komunikativ mediatik —në mbarë botën. Pasiguria e qytetarëve për kursimet e tyre, shfaqet për ditë dhe më e theksuar dhe fund’i kësaj drame kapitaliste —nuk i dihet. Të paktën, nga sa deklarojnë të gjithë anëtarët e sipër-elitës globale, ku bëjnë pjesë shtatë vëndet më të industrializuara të botës: Amerikë; Kanada; Bretania e madhe; Gjermania; Franca; Italia dhe Japonia.
Në këtë "qytet shkapërdar" (Squanderville) sikundër [1]Warren Buffet gurù i tregjeve të aksioneve botërore e quajti Amerikën në vitin 2003, tashmë duket se bëjnë pjesë edhe shtrirje të tjera gjeografike —nga Azia deri në Afrikë. "Amerikanët janë të gatshëm të besojnë gjithshka: se vlera e banesave të tyre do të rritet në pafundësi, se borxhet e tyre nuk do t’i prekin kurrë dhe se Perandoria Amerikane është e patundshme", citonte në një ndër kritikat e tij Buffet. Injeksionet e vazhdueshme të qeverisë Amerikane dhe në vazhdim të qeverive të B.E me udhëheqëse Gjermaninë, tregojnë qartë se «Kriza Bankare» është në zgrip katastrofal. Në vazhdim, vizioni monetar i elitave tashmë është vetë-përurues dhe shugurantë, citon ekonomist’i spikatur amerikan Thomas Sowell:
[N]ë [2]nxitimin tyre për t’u bërë më të zgjuar dhe më fisnikë se të tjerët, të «shuguruarit» kanë keqkuptuar dy çështje themeltare. Ata duket se pretendojnë: (1) se ata kanë më shumë njohuri se antarët e tjerë të të «verbërve», dhe (2) dhe se ky krahasim është relevant. Krahasimi i vërtet, sidoqoftë, nuk është midis njohurisë së poseduar nga anëtarët e zakonshëm të elitës së edukuar kundrejtë anëtarëve të zakonshëm të publikut të përgjithshëm, por deri diku njohuria e marrë direkt totale, mbart proceset social pra: kompeticionin e vëndtregut, seleksionimin social, etj, duke angazhuar miliona njerëz, kundrejtë njohurisë së poseduar të përgjithshme sekondare nga një elitë më e vogël.
Elitat e vogla, janë zakonisht qytetarët të cilët janë mbartës të «gafave» të super-elitave. Në këtë grupacion bëjnë pjesë elitatë sekondare që kthehen pashmangshmërisht parazitare, pra: kalvar biblik. Në këtë kalvar, pozicioni i Amerikës si rregullator apo derregullator global, duket se ka nevojë për një vizion hyjnor, mbinjerëzor —e thënë ndryshe «perëndisor». [3]Këtë kalvar biblik «ulëriste» në 2006-ën profesor-ekonomist Nouriel Rubini: kriza po afron dhe në vitet e ardhshëm, ai paralajmëronte, SH.B., do të përballen me një rrënim të banesave, tronditje të arit të zi, një dekadencë drastike të konfidencës së qytetarëve dhe përfundimisht një recesion të thellë. Ai renditi një vijimësi ngjarjesh të zymta: banesëmbajtësit do të dështojnë në sistemin hipotekar [4](sub-prime), trilion dollarët, të cilët janë sigurime mbështetëse hipotekare do të shkoklaviten në të gjithë globin dhe sistemi financiar global do të dridhet dhe në vazhdim, një pauzë e plotë ekonomike do të përfishij gjithë globin. Ky zhvillim thekson ai, do të gjymtoj apo shkatërroj [5]"hedge funds", bankat investuese dhe institucione të tjera financiare sikurse janë Fannie Mae dhe Freddie Mac. [6]Duke "gëzuar" nofkën e "drejtor (Dr) vdekjes" në 5 Shkurt të 2008 në një analizë të rradhës përshkruan 12 hapa të «Gjëmës Finanaciare». Këtë angështim të hijes financiare ai e përshkruan si një "kaskadë të pandërprerë". Ai konkludon se në këtë cikël humbjesh, reduktim’i kapitalit, kundërshtitë e kreditit, likuidicionetë e sforcuar dhe shitja e zjarrtë të aseteve poshtë çmimeve fondamentale do të rezultojnë në një kaskadë dhe ngritje e ciklit të humbjeve, dhe në vazhdim, më shumë kundërshti apo frikë krediti. Këto profeci modeste ndoshta janë vetëm maja e ajsbergut. Në analizën e ardhshme do të përqëndrohemi, në diagnostikimin e kësaj krize dhe më vonë në zgjidhjen e saj.
[1]Squanderville versus Thriftville by Warren Buffet [2]The vision of the Anointed: Self-Congratulation as a Basis for Social Policy by Thomas Sowell. [3] Dr. Doom By Stephen Mihm Published August 15, 2008 New York Times. [4] Sub-prime ose nën-kryesor, janë hua të sajuara me interes të lartë që u huazohen njerëzve me rrezikshmëri të lartë investuese në krahasim me huatë konvencionale (mbizitëruese). Kjo sajesë, përfshinë familje të klasës së ulët dhe që kanë përqëndruar borxhe të mëdha dhe familje me të ardhura të ulëta të cilët duan të blejnë shtëpi në një treg që fryhet përherë dhe më shumë.[5] Hedge fund, është fond privat investues dhe është i hapur për një numër të kufizuar investitorësh i cili është lejuar nga rregullatorët që të ndërmarrin një fushëveprimi më të gjerë në krahasim me fonde të tjera investuese dhe në vazhdim paguajnë një shumë parash për performancën e tyre te manaxherët mbikqyrës. [6]The Rising Risk of a Systemic Financial Meltdown: The Twelve Steps to Financial Disaster by Nouriel Roubini February 5, 2008.

No comments: