Tuesday, November 11, 2008

Drejt një demokracie gjithëpërfshirëse

Nga Ylli Përmeti

Kushtetuta europiane: Teza «jo» Demos

Kur në njërën anë - në shtetin e fundit të bllokut komunist - Shqipërinë, situata politike përshkruhet marramendëse apo nepotike ­—në anën tjetër —në Europën Perëndimore situata thellohet midis dy kampeve shoqërorë, tashmë të njohur që nga perandoria romake —patricistëve dhe plebesë. Këto grupacione ontologjike, po kalojnë në stratume përherë e më konfliktuale. Ky konflikt, ndodh në saj të tranzicionit ‘infantilik politikë’ që kalon Europa dekadat e fundit, duke patur si zanafill Marrveshjen e Durkirkit. Pra midis palëve protagoniste të atëhershme —ato Anglo-Franceze. Qëllimi’ tyre ishte: Përballimi i agresionit Gjermano-Nazist nëse ai tërbohësh përsëri dhe, asgjësimin e tij bashkarisht. Ky zhvillim, bëri që sot të kemi një nocion të ri politikë: Bashkimin Europian. Kështu, kemi një situatë të re politike. Përveç deputetëve të shtetit —tashmë, nga rradhët tona, duhet të përzgjedhim edhe ata Europianë ose e thënë ndryshe: Eurodepudetë.

Por cilin konturalitet politikë ka adoptuar Europa? [1]Joseph Weiler profesor i të drejtës ndërkombëtare thekson se teza e B.E. është tejet larg politikës rajonale. Paralelisht, ai kritikon ashpër politikën europiane për adoptim vlerash të cilat shkaktojnë kontradikta të brëndshme, pra ‘tendenciozitet universal’. Dhe ai citon:
‘[K]ushtetuta europiane është një procedurë teorike ligjore konstitucionale në të cilën nuk është përpunuar: largpamësia e saj; vlerat transedente s’janë elaboruar mjaftueshmërisht; elementët e saj ontologjik janë keqkuptuar; ngultësia dhe legjitimiteti i saj kanë kontigjencë (rastësi) të një niveli të lart’.

E parë në këtë optikë, europa e re, ka tendenca të ngurta universalizmi dhe skizma midis ‘veriut të pasur’ dhe ‘jugut të varfër’ të rritet me ritme galopantë. Dhe natyrisht ngrihet një pyetje tjetër: Cila mund të jetë antipesha e tendencës universale europiane apo kujt do qoftë në arenën ndërkomëtare? Në vazhdim do të kemi mundësinë t’a shqyrtojmë këtë pyetje.

Pahabitshmerisht, siç u theksua më lart, beteja zhvillohet midis dy kampeve të vjetër kontradiktorë, pra plabesë dhe patricistëve. Këto kampe kontradiktorë, gjenerojnë gjithnjë tensione të pashtershme. Ato përplasen, sa herë që ndeshen me vlera të tjera substanciale rajonale. Pra janë vlerat rajonale, që vetë shoqëritë (në pamvarësi nga efektet e tjerë global) prodhojnë dhe zhvillojnë. Këto vlera, kanë qenë dhe do të jenë baza e shoqërisë në ç’do cep të botës. Pra këto vlera, bien vazhdimisht në kundërshti me vlerat që europa ka adoptuar në fillimin e saj të mbrapshtë, në këtë rivalizim të ri botëror.

Ky fillim i mbrapshtë, përbën edhe hendekun demokratik të shekullit të XXI. Duke ditur, që dy shekujtë e fundit, demokracia është quajtur dhe nomenklatizuar në variante të ndryshëm, por asnjë herë s’ka ndryshuar verdikt ushtrues. Ajo gjithnjë është ushtruar sipas një verdikti, dhe ky verdikt është: Pushteti që luan më fatet e elektoratit. Kështu, pushteti duke mos patur anti-peshë pushtetare, gjithnjë kthehet i ngurt dhe dogmatik. Ky dogmaticizëm, vazhdon të shfaqet edhe sot me tendenca homogjeniste dhe hegjemoniste. Natyrisht që homogjeniteti apo hegjemoniteti, nuk janë të vetmet probleme në demokraci. Por këta elementë janë ndër më kryesorët(!) Kështu demokracia, që të jetë e shëndosh dhe të arrij koherencë sociale, duhet të jetë e tillë që individët e saj përbërës të jenë më të përgjegjshëm apo vigjilentë për aktet e tyre. Por si mund të arrihet koherencë sociale, kur pushteti (qoftë edhe i riu, pra B.E) nuk arrinë të prek asnjë shqetësim të shoqërive rajonale?

Qartazi thënë, klimaksi demokratik rivendikon ekzistencën e tre komponentëve bazë: drejtësinë pozitive; drejtësinë natyrale dhe realizmin ligjor, që në terma epistimologjik, këto vlera, kanë evoluar në saj të filozofisë perëndimore dhe janë konsideruar të domosdoshme në krijimin e shoqërive demokratike.

Por, një kundrim më të hollësishëm të këtyre nocioneve, do t’u bëjmë në vazhdim të kësaj esse-je shqyrtuese që mëton të hedh pakëz dritë në obskurantizmin global më qëllim që të senzibilizoi sadopak qëndrimin e elitave të cilat konceptin demokraci e shohin si arrivizëm personal apo cinizëm të patjetërsueshëm. Rrjedhimisht, nëse kjo rezonancë është e konsiderueshme - qytetari i sotëm apo i nesërm të marr pjesë fuqishëm në vendimet shtetërore që prekin interesat e tij në të gjitha hallkat: individuale; familjare; kolektive; bashkiake; komunale apo rajonale dhe kështu —të mos cënohet për interes të askujt identiteti gjenealogjik i partikularizmit gjeografik të tij dhe ku evolimi i demokracisë ka arritur në një pikë kritike.
Kështu, ky evolim, ka kaluar nga një gjeneratë në një gjeneratë tjetër dhe, nga një popull në një popull tjetër. Për më tepër, (në pavarësi nga evolimi i demokracisë) gjithnjë kemi në mëndje, qasjen apo qokën e fillimit të demokracisë nga ku mundohemi të kuptojmë se çfarë është në vetë-vete demokracia dhe se si ka evoluar ajo. Këtë qëmtim inherent, të popujve të cilët kanë kundrinuar që në lashtësi nocionin demokraci, duhet të vazhdojmë dhe të perfeksionojmë sot, nesër dhe në përjetësi thekson në studimet e tij filozofike gjermani [2] Edmund Hasserl. Kjo n’a bën që të kundrojmë së pari: Kumtesën që skeptikët e lindjes së afërt mundoheshin të themelonin në popujtë e antikitetit dhe që ‘zbuluan’ termin demokraci.

Kështu, le të shohim gjurmët e para të këtij ekzaminimi nocional dhe se si ai paraqitet në kohë dhë hapësirë. Në këtë mënyrë, do të kuptojmë (në një spektër më të gjerë) se cilën politikë ka adoptuar europa në këtë fillim të ri europian. Në këtë bisedë, duhet të kemi parasysh antikitetin, dhe se bëhet fjalë për më tepër se 2500 vjetë ose 600 vjetë para erës sonë; dhe se çfarë dhe përse kjo fenomenologji përbën ‘shpirtin e zbulimit’ të përjetësisë evoluese demokratike. Kjo fenomenologji e përpunuar nga Edmund Harsserl dhe e mbartur nga [3] Martin Heidegger, i cili e ktheu këtë rrezatim filozofik në ‘fenomenologji revolucionare’ dhe në vazhdim u pasua nga [4] Klaus Held kërkon me këmbëngulje trajtim më serioz nga pauperistët politikëbërës botëror. Por, njëkohësisht, rivendikon zgjimin e shqisave ndijuese të qytetarëve anë e mban botës ku fundja janë dhe viktimat e këtyre eksperimenteve të mbrapshta.

Ky refleksion, shfaqet më i nevojshëm sesa kurrë, në ditët tona, për arsye se, demokracia perëndimore është perceptuar në rang elitash —nga politikanët—si një dhe e vetme (si politikë *inflacioniste) - pra në terma statal —si hegjemonizëm. Tashmë, ajo ka marr rrjedhën e një dukurie që mund t’a vëmë re, vetëm në shoqëritë feudale (por tashmë në version global) dhe ku profesori amerikan emeritus [5] Robert Dahl (një kritik i ashpër i politikës amerikane) e quan me një term teknikë ‘poliarki’ dhe që me fjalë të tjera do të thotë: Pushteti u vishet dy apo tre personave. Në fakt, në kuptimin libror ‘polyarchy’ është një term grek dhe në një përkthim të lirshëm mund të përkthehet si ‘shumëligjëri’. Pra —ligje të ushtruara nga disa persona të cilët, proklamojnë demokracinë si nocion dhe abuzojnë ndaj saj. Kjo ndodh për arsye se maxhoranca e politikëbërësve, mbarëndërkombëtarë, nuk e kanë kundrinuar thellësisht nocionin demokraci dhe se, e kanë uzurpuar atë në saj të hegjemonisë mediatike ku ata dominojnë dhe përfundimisht financojnë. E thënë me fjalë të tjera, interesat shtetërore të ushtrohen sipas dëshirës dhe kostumit që një poliarkist predominon. Aritmetikisht, në dy apo tre persona (ndoshta edhe më shumë) të cilët shesin dhe blejnë plaçkën e shtetit kur të duan dhe si të duan. Kjo ndodh në të gjithë vëndet —pa përjashtim; i kujtdo kahu politikë qofshin ato.
Kështu, përpjekjet filozofike për një shoqëri më të konsoliduar do të vazhdojnë në pafundësi. Ky është mundi që shumë njerëz me intuitë kritike, rivendikojnë me këmbngulje ‘virtytet njerëzore’, të cilat i vendosin në përparësi kundrejtë të gjitha vlerave të tjera. Dhe ku rrjedha historike, ka desafirmuar, demonstruar negativisht dhe përkëmbur për hir të inflacionit ekonomik. Të kuptohemi, në këtë pikë nuk mëtojmë për implementim të politikave *deflacioniste, përkundrazi, për ‘politikë gjithëpërfshirëse’, të të gjithë grupeve shoqërore, në të gjithë globin. Por si mund të arrihet kjo? Në vazhdim do të kemi mundësinë e disa propozimeve modestë të disa filozofëve dhe organiztave sociale që duhet të merren për konsideratë. Por edhe c'ka petendon ky liber.
Në këtë vazhdë propozimesh filozofi Frencezo-grekë [6] Kornelios Kastoriadis i shekullit të XX, konkludon, se institucionet e shoqërisë duhet t’i ushtrohen një ndryshimi total. Dhe e vetmja mënyrë për të arritur këtë objektiv, është duke kryer reforma rrënjësore. Pra ky ndryshim total i institucioneve mund të arrihet, duke u mbështetur pjesërisht në empirizmin dhe eksperimentimin e nocionit demokraci në vëndet perëndimore dhe që është shpranuar apo shpërkëndijuar totalisht dhe origjinalisht.
Kështu, deri këtu kemi folur vetëm për pikëpyetjen e madhe që shtrohet vertikalisht: Pra, ku fillojnë gjurmët e para të demokracisë dhe si ato materializohen në prakatikë, dhe se si çuditërisht demokraci nuk ekziston në asnjë kënd të botës ashtu sikurse babai i filozofisë Thales (një nga shtatë të urtët e greqisë antike) e kundroi dhe e përçoi në gjeneratat e tjera rreth viteve 600 para erës sonë.

No comments: